image Kombëtarja e boksit vazhdon përgatitjet në Brezovicë

Sporte Luftarake

Kombëtarja e boksit vazhdon përgatitjet në Brezovicë

news image

Komiteti olimpik i Kosovës përmes një postimi ka treguar se kombëtarja e boksit është duke vazhduar përgatitjet në Brezovicë.

Në këto përgatitje janë duke marrë pjesë 17-18 vjeçarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu në këtë njoftim tregohet se këto përgatitje janë duke u bërë bazuar në këshillat e dala nga Ministria e Shëndetësisë.

“Shumica e sporteve kanë mbetur pa aktivitete pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndalur aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura, me qëllim të parandalimit të pandemisë COVID 19”, thuhet në këtë njoftim.