image Komandanti i zjarrfikësve tregon se çka u djeg brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore

Siguri

Komandanti i zjarrfikësve tregon se çka u djeg brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore

news image

Foto ilustruese


Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku sipas Ministrisë së Drejtësisë nuk janë shkaktuar dëme, teksa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, raporton Sinjali.

Ndërkohë që hetimet kanë nisur, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit janë djegur disa ‘tuba të letrave’.

“Informata është marrë në ora 20:44 për zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur disa tuba të letrave në 3 rafte dhe ishte krijuar tym i dendur. Është bërë shuarja e zjarrit dhe është bërë ventilimi i tymit nga ajo hapësirë”, ka bërë të ditur Gashi.

Sipas tij, për shkaktarët e zjarrit, duhet pritur hetimet.

“Për hetime të mëtutjeshme për shkaktarët e zjarrit, merren Inspektoret, për hulumtimin e shkaqeve të zjarrit.”

/GazetaSinjali/