image “Kom ma jau gjujtë bombën”/ Gjakovari kërcënon fqinjin e tij, shkak prona

Siguri

“Kom ma jau gjujtë bombën”/ Gjakovari kërcënon fqinjin e tij, shkak prona

news image

Zënkat e mosmarrëveshjet për prona në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt i tillë ka lindur në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht fqinjin e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për shkak të një kontesti pronësor, i dyshuari ka kërcënuar 47-vjeçarin se do ua hedh një bombë.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë 73-vjeçari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/