image Kolona të gjata në Merdare, deri në 6 orë pritje

Kosovë

Statistika/ Kolona të gjata në Merdare, deri në 6 orë pritje

news image

Gjatë gjithë ditës së sotme, e gjithashtu ditët e fundit, prej pikës kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova janë dashur me orë të tëra.

Si zakonisht, kolonat më të gjata krijohen në pikat kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar, e cila statistikat e fundit i ka publikuar para pak minutash, për të dalë nga Kosova duhen 6 orë.
Ndërkaq, nga po kjo pikë kufitare për të hyrë në Kosovë duhen 5 deri në 10 minuta.

E prej pikës kufitare Dheu i Bardhë duhen 10 minuta për të dalë nga Kosova e deri në 10 minuta për të hyrë.

Ndërkaq prej pikës kufitare Muçibabë duhen 1 orë e 30 minuta për të dalë nga Kosova e 3 deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë.

Në Mutivodë pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 3 orë./Gazeta Sinjali/