image Mos ia mësyeni"Veternikut"

Kosovë

Prishtinë/ Mos ia mësyeni”Veternikut”

news image

Rruga në lagjen “Veternik” në Prishtinë është bllokuar nga veturat e shumta që po qarkullojnë në atë pjesë.

Kolonat e gjata në këtë lagje janë krijuar për shkak të punimeve që po bëhen në zgjerimin e rrugës nacionale.

Këto punime kanë filluar më 10 korrik të këtij viti dhe sipas kontratës së Ministrisë së Infrastrukturës, parashihen të përfundojnë pas 155 ditëve punë, pra në janar të vitit të ardhshëm.

Për të lehtësuar qarkullimin, kjo ministri më 24 korrik pati lëshuar në funksion një rreth-rrotullim.

Por, pavarësisht kësaj, në këtë rrugë po vazhdojnë të krijohen kolona të gjata./Gazeta Sinjali/