image Kolona në Fushë Kosovë, kompania private bllokon rrugën

Kosovë

Sinjalizim/ Kolona në Fushë Kosovë, kompania private bllokon rrugën

news image

Kolonat e gjata në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, sipas disa sinjalizuesve janë shkaktuar nga një kompani private e ndërtimit (emër i njohur për redaksinë), raporton Gazeta Sinjali.

Këta sinjalizues kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një kamion, sipas tyre i një kompanie private, e ka bllokuar rrugën për më shumë se gjysmë ore.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me këtë kompani, por e njëjta ka qenë e paçasshme përmes telefonit./Gazeta Sinjali/