image Koleksionisti i fiksuar i ‘Porsche’ me 50 makina që vlejnë miliona

Automjete

Koleksionisti i fiksuar i ‘Porsche’ me 50 makina që vlejnë miliona

news image

Një burrë që bleu makinën e tij të parë Porsche 911 kur ishte vetëm 18 vjeç, thotë se e pëlqeu aq shumë sa tani zotëron 50 të tilla.

Belgu Johan-Frank Dirickx është frymëzuar nga gjyshi i tij kur ishte i vogël dhe vijon të ruajë zakonin e tij.

Ai tha për revistën Christophorus: “Gjyshi im drejtonte një makinë sportive britanike por nuk ishte shumë praktike për përdorim të përditshëm dhe kjo do të ndryshonte gjithçka. ”Kështu që më pas kishte blerë një makinë 911 Targa S dhe më pas një tjetër më të fuqishme me motor 2.2-litra 911 S, dhe një tjetër 2.4-litra S.”

Kur ai kaloi testin e patentës gjyshi ia la të drejtonte vetë modelin 911s ndërsa më vonë John bleu makinën e tij të parë Porsche, një model të përdorur 911 T, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Prej atëherë ai ka krijuar një koleksion me 50 modele të ngjyrave të ndryshme, viteve të prodhimit dhe përmasave të motorit.

Makina e tij e preferuar është modeli 911 R i vitit 1967, nga të cilat u prodhuan vetëm 20 copë

/GazetaSinjali/