image Klubi anglez po e vëzhgon Rashicën, pritet t’i bëhet ofertë në janar

Futboll

Klubi anglez po e vëzhgon Rashicën, pritet t’i bëhet ofertë në janar

news image

Milot Rashica siç duket nuk dëshiron të qëndrojë te Werder Bremeni dhe pritet të largohet në janar nga kjo skuadër.

Sipas raportimeve të ‘DeichStube’, Rashica është duke u vëzhguar nga skuadra angleze, Aston Villa, transmeton Sinjali Sportiv.

Madje, besohet se Aston Villa do të bëjë ofertë për futbollistin kosovar, nëse arrin ta tregojë veten në ndeshjet e ardhshme te Werderi.

Po ashtu, sipas këtij mediumi dorë nga Rashica nuk ka hequr as Bayer Leverkusen, andaj mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit.

/Sinjali Sportiv/