image Klubet e Premier Ligës marrin leje për të luajtur ndeshje miqësore para rifillimit të sezonit

Futboll

Klubet e Premier Ligës marrin leje për të luajtur ndeshje miqësore para rifillimit të sezonit

news image

Brenda dy javësh do të rifilloj sezoni në Premier Ligë mirëpo klubeve të kësaj lige ju është dhënë leje po ashtu për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Klubet kanë kërkuar që të luajnë ndeshje miqësore, në stadiumet e tyre apo si mysafirë që të përgaditen për ndeshjet në Premier Ligë, transmeton Gazeta Sinjali.

Mirëpo këtyre klubeve ju janë bërë disa kufizime, siç është ndalesa e udhëtimit për më shumë se 90 minuta nga shtëpitë e tyre.

Po ashtu do të bëhet vlerësimi i rrezikut për çdo vend para se të zhvillohen këto ndeshje dhe se futbollistët mund të luajnë vetëm nëse testet e fundit për Covid-19 kanë dalë negative.

/Gazeta Sinjali/