Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur për sekuestrimin e disa telefonave nga ZPS-ja.
Ai tha se nuk i beson personave civilë që prezantohen si hetues të ZPS-së, por i beson vetëm uniformës.
Klinaku ka bërë thirrje që të tjerët të mos i lejojnë “personat civilë t’ia marrin telefonat ose t’i arrestojnë derisa të vjen policia e Kosovës.”
“Personi civil nuk guxon të bëjë veprime në asnjë vend të botës.”
Sipas tij, këta telefona po sekuestrohen me qëllimin që të montohet diçka prej tyre.
“Ata dojnë të montojnë diçka përmes telefonave, dojnë me i frikësu dëshmitarët. Ata në telefona nuk kanë të gjejnë, por qëllimi kryesor është se iu kanë dështu për ditë dëshmitarët sepse mbrojtja po ua hedh poshtë të gjitha dëshmitë.”
Klianku e quan përrallë deklaratën e EULEX që “vetëm i asistojnë ZPS-së” gjatë bastisjes.
Këta kallëzojnë përralla, Qëllimin kryesor e kanë që qytetarët të moës çohen në protesta kundër tyre. Këso gjëra ka bërë edhe UNMIK-u dhe ju e dini se revolta qytetare në vitin 2004 e ka nxjerrë UNMIK-un në Maqedoni . Unë nuk dua të vjen puna deri këtu.
Për mua, tash le të vjen me Polici të Kosovës le të më çojnë në Hagë edhe unë shkoj, hiç ka problem.
Ai foli edhe për protestën e thirrur për nesër.
“Për këto arsye ftuam protestë kundër EULEX-it dhe ZPS-së, sepse siç e di unë EULEX-i nuk po e lejon Policinë e Kosovës të afrohet në vendet ku po kryhen bastisje”, tha ai në T7.
“I ftojmë të gjithë ata që kanë kohë të marrin pjesë në protestën nesër në orën 12:00”.