image Kjo komunë mbyll çerdhet publike

Arsim

Kjo komunë mbyll çerdhet publike

news image

Komuna e Ferizajt ka marrë vendim për t’i mbyllur çerdhet publike deri më 1 gusht, pasi në këtë komunë ka filluar përsëri të rritet numri i të infektuarve me koronavirus.

“Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në gjithë vendin, por edhe në Ferizaj, ka bërë që Komuna e Ferizajt, përkatësisht kryetari i Komunës dhe Drejtoria e Arsimit, pas vlerësimit të situatës, të marrë vendim për mbylljen e çerdheve të fëmijëve “Ardhmëria jonë” dhe “Engjujt” deri më 1 gusht 2020. Kjo masë po merret si mbrojtje e shëndetit publik pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Dje në Ferizaj u konfirmuan edhe 21 raste të reja me koronavirus./GazetaSinjali/