image Komuna e Kamenicës ka vetëm edhe 3 raste aktive me koronavirus

Shëndetësi

Komuna e Kamenicës ka vetëm edhe 3 raste aktive me koronavirus

news image

Komuna e Kamenicës ka vetëm edhe 3 raste aktive me koronavirus, pasi shumica e persona të infektuar atje, janë shëruar.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati i cili tha se 37 persona janë shëruar në këtë komunë, nga 40 të infektuarit e kësaj komune.

“Dy mostra të marra nga IKSHP kanë rezultuar negativ me COVID-19, kurse një person tjetër nga Topanica është shëruar plotësisht. Bilanci me COVID-19 në komunën tonë: 40 të infektuar, 37 të shëruar, 3 raste aktive. Faleminderit Kamenicë për përgjegjshmërinë e treguar gjatë gjithë kësaj kohe dhe uroj që tri rastet aktive të shërohen së shpejti”, shkruan Kastrati.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sonte 4 raste të reja me koronavirus në vend.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.

https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/1161841470820256