image Kjo këngë e Dua Lipës është zyrtarisht më e dëgjuara e vitit 2021 në SHBA

Muzikë

Kjo këngë e Dua Lipës është zyrtarisht më e dëgjuara e vitit 2021 në SHBA

news image

Kënga “Levitating” e Dua Lipës e mbylli vitin 2021 si kënga më e dëgjuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas MRC Data, “Levitating” ishte kënga më e dëgjuar në ShBA. Versioni më i popullarizuar i këngës ishte ai me reperin DaBaby.

Por pasi ky i fundit bëri disa komente homofobike, shumë fansa e “kryqëzuan” dhe iu rikthyen versionit origjinal të këngës.

Kujtojmë që Dua, pas një kohe të gjatë qëndrimi në SHBA, është rikthyer në Londër për të punuar për albumin e saj të radhës.

/GazetaSinjali/