image "Kjo gjykatë është armike e vajzave", objekti i Gjykatës në Pejë mbulohet me grafite pas aktgjykimit për rastin e dhunimit të 15-vjeçares

Drejtësi

“Kjo gjykatë është armike e vajzave”, objekti i Gjykatës në Pejë mbulohet me grafite pas aktgjykimit për rastin e dhunimit të 15-vjeçares

news image

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbushur me grafite objektin e Gjykatës Themelore në Pejë, në shenjë proteste për aktgjykimin e kësaj gjykate, që e dënoi me 8 muaj e 8 ditë burgim të akuzuarin për dhunimin seksual në grup të një 15-vjeçareje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo gjykatë është armike e vajzave”, “Këtu vajzat e gratë dhunohen për s’dytsh”, janë parullat që janë shkruar me ngjyrë të kuqe në muret e kësaj gjykate.

KMVF e ka vlerësuar si ky aktgjykim do të thotë se drejtësia është duke punuar kundër grave e në favor të dhunës.

“Ky vendim, i cili vjen pas 10 vitesh nga krimi, nuk mund të lexohet ndryshe veç se se si një akt tjetër i dhunës së institucionalizuar ndaj vajzave dhe grave i cili nisë nga celula e familjes, për të marrë formën më të ashpër tek institucionet më të larta shtetërore.”

Teksa shteti i Kosovës vazhdon të sillet e të veprojë kundër të gjitha ligjeve të cilat i ka nxjerrë vetë, ‘drejtësia’ është duke punuar kundër grave e në favor të dhunës e dominimit, duke amnistuar burrat kriminelë. Ndonëse Kodi Penal, sanksionon se dhunimi seksual është i dënueshëm me 5 deri në 20 vite burgim, Gjykata Themelore në Pejë, abuzon me diskrecionin e saj në kurriz të vajzave dhe grave.”/Gazeta Sinjali/