image Kjo është komuna e cila ia zuri vendin Ferizajt për numrin e të infektuarve me koronavirus

Shëndetësi

Kjo është komuna e cila ia zuri vendin Ferizajt për numrin e të infektuarve me koronavirus

news image

Komuna e Prizrenit dhe e Ferizajt janë të parat për nga numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prizreni tani ka konfirmuar gjithsej 134 raste me Covid-19, njëjtë sikurse Komuna e Ferizajt e cila për ditë me radhe ka qenë e para për nga numri i të infektuarve.

Deri tani atje janë identifikuar 134 raste me Covid-19, ku 54 prej tyre janë raste aktive.

Ndërsa, tani Ferizaji ka mbi 100 persona që janë shëruar nga koronavirusi, kjo bën që Prizreni të prijë e para për nga numri i të infektuarve.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu.

“Aktualisht janë 134 raste të infektuar në komunën e Prizrenit, prej tyre 75 raste janë të shëruar, ndërkohë që 3 fatkeqësisht kanë humbur jetë”, tha Shehu.

Shehu tha se nuk ka ndonjë informacion sesa persona do të testohen sot për koronavirus nga Komuna e Prizrenit, mirëpo tha se dje janë testuar 32 dhe asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitv./Gazeta Sinjali/