image Kjo është infermierja e Klinikës Infektive e cila u shërua nga Covid-19

Kosovë

Pandemia/ Kjo është infermierja e Klinikës Infektive e cila u shërua nga Covid-19

news image

Sindikata e Infermierëve ka publikuar një shkrim dedikuar infermieres Remzije Musliu e cila punon tash e 43 vjet në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo ishte një nga infermieret e infektuara nga Covid-19, por për fat të mirë tani është shëruar dhe është liruar për në shtëpi.

Lajmin për shërimin e saj e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Remzije Musliu, punon si infermiere për 43 vite me radhë në Klinikën Infektive. Që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19 duke i respektuar rregullat e profesionit qëndroi larg familjes duke e kryer punën me përgjegjësi të plotë ne klinikë”, thuhet në postimin e Sindikatës.

“Me datë 30.03.2020 ashtu sikur edhe 3 infermiere tjera te Klinikes Infektive pati fatin të rezultoi pozitiv me COVID-19, nga ajo datë deri më sot ajo u hospitalizua në Infektive ku me ndihmën dhe me përkushtimin e të gjithë personelit shëndetsor të Klinikës Infektive, bashkarisht arritën ta mposhtin virusin dhe sot me datë 08.04.2020 rezultoi negativ dhe lëshohet për në shtëpi, ku do te vazhdoj të qëndroj edhe për një kohë sipas rregullave të përcaktuara nga IKSHPK”, thuhet tutje në postim.

Sindikata e infermierëve i ka uruar shëndet, rehabilitim dhe kthim të shpejtë në punë./GazetaSinjali/