image Kjo është gjendja pacientëve që po trajtohen në QKUK pas shpërthimit në Ferizaj

Shëndetësi

Kjo është gjendja pacientëve që po trajtohen në QKUK pas shpërthimit në Ferizaj

news image

Një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur dje në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj, ka lënë të lënduar më shumë se 40 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa tani 17 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë sepse kanë djegie të shkallës prej 25-50%.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i kirurgjisë plastike, Zene Buja.

“Po, gjashtë pacientë janë në mjekimin intensiv pasi kanë djegie të rëndë, ndërsa 11 janë në klinikën e kirurgjisë plastike dhe janë në gjendje më të lehtë”, tha ai.

Po ashtu, në një përgjigje për Gazetën Sinjali, mjekja kujdestare në klinikën emergjente në QKUK, Dafina Basholli, tha se 7 pacientë janë të intubuar, ndërsa të tjerët në kirurgjinë plastike.

“7 persona janë intubu, janë në mjekimin intensiv qendror, janë në djegie të rënda nga 25-50%, ndërsa të tjerët janë në kirurgji plastike dhe janë dje janë pranu dhe janë trajtu në sallë operative. 15 pacientë kanë ardhë mbrëmë nga Ferizaj, që janë në gjendje më të rëndë, ndërsa ata me gjendje të lehtë kanë mbetur në Ferizaj”, tha ajo.

/Gazeta Sinjali/