image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

ShSKUK ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen e QKUK-së dhe spitaleve tjera rajonale sa i përket pacientëve me COVID-19.

Sipas këtij raporti 4 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.

Ndërsa në total, në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12 pacientë

/GazetaSinjali/