image Kjo është familja kosovare që pësoi nga aksidenti në Shqipëri

Shqipëri

Kjo është familja kosovare që pësoi nga aksidenti në Shqipëri

news image

Një familje katër anëtarëshe vdiq sot nga një aksident në aksin rrugor Milot-Morinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se nga aksidenti i rëndë pësoi kryefamiljari që ishte edhe shoferi i veturës “Citroen”, Blerim Avdijaj 51-vjeçar dhe gruaja e tij Anjeza Avdijaj 34-vjeçare. Me ta, në veturë ishin edhe tre fëmijë.

Burime nga Policia në Lezhë, kanë bërë të ditur për Sinjalin se dy nga tre fëmijët që ishin në veturë kanë vdekur në aksident dhe tjetri është dërguar menjëherë në Spital.

Fëmijët janë Medina Avdijaj 6-vjeçare, Violeta Avdijaj 3-vjeçe dhe Klejdi Koci 11-vjeç.

Sipas burimeve zyrtare ende nuk dihet se cili prej fëmijëve ka mbijetuar dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se aksidenti ka ndodhur në orën 19:00 dhe se aksidenti ka ndodhur në afërsi të një pompeje të derivateve, të njohur si “Toma”. Gazeta Sinjali gjithashtu ka mësuar se familja kosovare po udhëtonte me veturën “Citoren” me targa 01-351-MH, që po vozitej nga tashmë i ndjeri Blerim Avdijaj.

/Gazeta Sinjali/

Aksident në rrugën Milot-Morinë, vdesin 4 anëtarë të një familjeje kosovare