image Kjo është dhurata e martesës që David dhe Victoria Beckham do t'i bëjnë djalit dhe të fejuarës së tij

Bota e Yjeve

Kjo është dhurata e martesës që David dhe Victoria Beckham do t’i bëjnë djalit dhe të fejuarës së tij

news image

Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij do të kenë një shtëpi të re të bukur pasi të martohen.

Sipas raportimeve, David dhe Victoria do të shpenzojnë për blerjen e një shtëpie të re për djalin e tyre, 21-vjeçar dhe të fejuarën e tij, 25-vjeçare, Nicola Peltz, si një dhuratë ekstravagante për dasmën.

Brooklyn dhe Nicola mahnitën fansat gjatë fundjavës kur konfirmuan se do të martohen në një të ardhme të afërt.

Burimet e “The Sun” thonë se ata do të kalojnë shumë kohë në Amerikë, por Brooklyn dëshiron një bazë në Londër.

Është zbuluar gjithashtu se familja Beckham do të shpenzojë 4 milionë paund në dy dasma vitin e ardhshëm për zogjtë e rinj të dashuruar./Gazeta Sinjali/