image Kjo është data kur Real Madridi mund të kurorëzohet me titullin e La Ligas

Futboll

Kjo është data kur Real Madridi mund të kurorëzohet me titullin e La Ligas

news image

Barcelona u mposht nga Rayo Vallecano, duke bërë që Reali të sigurojë titullin e La Ligas më shpejtë se që mendohej.

Pas humbjes nga Vallecano, Barcelona tani gjendet në pozitën e dytë me 63 pikë të mbledhura, 15 pikë më pak sesa lideri Real Madridi.

Teorikisht, Barca mundet ende të fitojë titullin e La Ligas, nëse arrin të fitojë pesë ndeshjet e mbetura, dhe Real Madridi t’i humbasë të gjitha të mbeturat. Diçka që mund të quhet e pamundur.

Sidoqoftë, madrilenëve iu duhen vetëm edhe një pikë në këto pesë ndeshjet e mbetura, për t’u kurorëzuar me titullin kampion.

Reali mund ta sigurojë titullin e La Ligas në ndeshjen të cilët ata e luajnë ndaj Espanyolit, më 30 prill në Bernabeu.

/GazetaSinjaliSport/