image Mësohet arsyeja e shtyerjes së seancës ndaj Nasim Haradinajt

Kosovë

Mësohet arsyeja e shtyerjes së seancës ndaj Nasim Haradinajt

news image

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se, paraqitja e Nasim Haradinajt në seancë është shtyrë për datën 18 dhjetor në ora 14:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kërkesën për shtyerjen e paraqitjes së Haradinajt e ka bërë avokati i tij, në mënyrë që t’i jepet më shumë kohë për të diskutuar aktakuzën me klientin e tij dhe për t’u përgatitur për seancën dëgjimore.

“Në dritën e arsyeve të lartpërmendura, Gjykatësi i Procedurës paraprake: a) VENDOS të mbledhë seancën dëgjimore mbi paraqitjen fillestare të Z. Haradinaj të Premten, 18 Dhjetor 2020, në orën 14:00; dhe b) URDHRON Këshilltarin që Z. Haradinaj të paraqesë një version publik të redaktuar të kërkesës së tij për shtyrje (F00077) ose të tregojë se mund të jetë klasifikuar si publike”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.