image Kjo është arsyeja e përleshjes së malazezëve në stadiumin “Fadil Vokrri”

Futboll

Sport/ Kjo është arsyeja e përleshjes së malazezëve në stadiumin “Fadil Vokrri”

news image

Tifozët e Malit të Zi janë përleshen me sigurimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, në tribunën jugore. Por, ky nuk ishte problemi i vetëm që ata shkaktuan sonte në tribunat e stadiumit.

Ata në “Fadil Vokrri” kanë shpalosur transparentin me mbishkrimin “Draç” në alfabetin cirilik, që është emërtimi serb për qytetin e Durrësit.

Më herët, Insporti raporton se në tribunën e tifozëve mysafirë kishte flamuj me emra të vendbanimeve tjera në Mal të Zi dhe në Kroaci.

Gazeta Sinjali më herët kishte raportuar për përleshjen ku dyshohet se një punëtor i sigurimit të stadiumit ka mbetur i lënduar./Gazeta Sinjali/