image Kishte frikë se mos ndaheshin sërish, JLO “detyroi” Ben Affleck që të martoheshin më shpejt - Sinjali

Kishte frikë se mos ndaheshin sërish, JLO “detyroi” Ben Affleck që të martoheshin më shpejt

news image

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bënë bujë disa javë më parë pasi zbuluan se ishin martuar në Las Vegas. Mirëpo, së fundmi, disa thashetheme kanë dalë në dritë, ku pretendohet se këngëtarja me famë botërore ka “detyruar” aktorin që të martoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Disa burime pranë këngëtares janë shprehur se Lopez e ka shtyrë Affleck që të martoheshin më herët pasi ishte e shqetësuar se aktori do të “ftohej” dhe do të ndryshonte mendje në momentin e fundit. Sipas mediave, JLo kishte frikë se mos përsëritej ajo që ndodhi në vitin 2004.

Asokohe, ata u ndanë disa ditë para ceremonisë së dasmës, prandaj Lopez kishte frikë se Affleck do të tërhiqej përsëri nëse i jepej shumë kohë. Dhe mund të ketë qenë Affleck ai që i propozoi yllit latin, por ajo nuk donte të humbiste më kohë nga momenti kur tha po.

“Ajo ishte gati të martohej natën që Beni i propozoi, ” tha një burim për Globe, ndërsa një tjetër shtoi: “Ajo donte ta mbyllte atë dhe të hiqte çdo mundësi që Ben të ndryshonte mendjen ose të kishte mendime të dyta”.

Të dy vazhduan historinë e dashurisë që lanë në mes 20 vite më parë. Çifti u njohën në xhirimet e filmit “Gigli”, ku aktori luajti edhe me Lopez-in, por në vitin 2004 u ndanë, pavarësisht propozimit për martesë që ylli kishte pranuar në atë kohë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin