image Importonin armë dhe i kishin shitur jashtë vendit, Gjykata në Ferizaj merr vendim për 3 të dyshuarit

Drejtësi

Importonin armë dhe i kishin shitur jashtë vendit, Gjykata në Ferizaj merr vendim për 3 të dyshuarit

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit  prej një muaj kundër të pandehurve A.L., H.Z., dhe M.K., për shkak se dyshohet që kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi,  ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse” si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.L., H.Z., dhe M.K. nga 17.10.2020 deri më 25.03.2021, në Ferizaj dhe disa qytete të Kosovës, kanë importuar armë – pistoleta, pushkë automatike, armë ushtarake zollë, pushkë gjuetie, si dhe municion dhe pajisje të tjera për armë nga Maqedonia e Veriut, të cilat i kanë shitur nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

“Po ashtu, Gjykata ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.L., H.Z., M.K dhe E.I. me 25.03.2021, gjatë kontrollit të policisë në shtëpitë e tyre dhe objekte tjera përcjellëse, kanë poseduar pa autorizim armë në kundërshtim me Ligjin mbi Armët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/