image Kina regjistron raste të reja me koronavirus

Botë

Kina regjistron raste të reja me koronavirus

news image

Kina ka raportuar pesë raste të reja me koronavirus dhe tre infeksione të reja asimptomatike gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu ka bërë të ditur komisioni shëndetësor të premten, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha që të pesë rastet e reja ishin importuar, duke përfshirë udhëtarët nga jashtë. Për 3 qershor, Kina kishte raportuar një rast të konfirmuar dhe katër raste asimptomatike.

Kina nuk numëron raste asimptomatike, njerëz që testojnë pozitivisht për koronavirusin, por nuk shfaqin simptoma COVID-19, si infeksione të konfirmuara.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Kinë është 83 mijë e 27.

Numri i të vdekurve mbeti 4 mijë e 634. /Gazeta Sinjali/