image Kina merr një vendim për qytetarët e saj në Ukrainë

Botë

Kina merr një vendim për qytetarët e saj në Ukrainë

news image

Kina ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina, raportoi media shtetërore të martën.

Rreth 600 studentë kinezë u evakuuan të hënën nga Kievi dhe qyteti Odessa, raportoi gazeta shtetërore, Global Times, duke cituar ambasadën kineze në kryeqytetin ukrainas.

Kina ka thënë se rreth 6,000 qytetarë të saj janë të vendosur në Ukrainë për punë dhe studime, raporton REL.

Ambasada e saj në Kiev fillimisht u kërkoi atyre që planifikonin të largoheshin ta vendosin qartë një flamur kinez në automjetet e tyre.

/GazetaSinjali/