image Kim Kardashian dëshiron ta shpëtojë martesën me Kanye West

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dëshiron ta shpëtojë martesën me Kanye West

news image

Mediat raportuan se udhëtimi i Kim Kardashian në Wyoming kur u fotografua duke qarë, ishte në të vërtetë lamtumira e saj me Kanye West dhe se ajo kishte vendosur t’i tregojë reperit se martesa e tyre kishte marrë fund, por kjo nuk duket të jetë e vërtetë.

Burime pranë 39-vjeçares dhe 43-vjeçarit kanë treguar se ylli televiziv nuk ka hequr dorë nga lidhja e tyre. Ajo është e gatshme për ta shpëtuar martesën.

Anipse West raportohet se e injoroi Kardashian gjatë takimit të tyre emocional, burimet pretendojnë se çifti është ende në kontakt.

“Pasi Kim u largua nga Cody (Wyoming), ajo dhe Kanye kalojnë shumë kohë duke folur në telefon. Ajo ndjen se nuk e arriti plotësisht atë gjatë takimit të tyre. Para udhëtimit, ishte e gatshme t’i jepte fund martesës së tyre, por Kanye kuptoi shqetësimin e saj dhe i dha një premtim. Për Kim, divorci është ende hapi i fundit që ajo ende nuk e ka arritur”, thonë burime pranë çiftit.

Pas kritikave publike ndaj Kim Kardashian dhe familjes së saj, Kanye u pendua për fjalët, por nuk u kërkoi falje të gjithëve, ndërsa edhe pas shpërthimeve të tij të fundit, Kim qëndroi pranë burrit të saj./Gazeta Sinjali/