image Kida dhe Butrinti paralajmërojnë "verë të nxehtë"

Bota e Yjeve

Kida dhe Butrinti paralajmërojnë “verë të nxehtë”

news image

Butrint Imeri dhe Kida së shpejti do e lansojnë bashkëpunimin e radhës, i cili padyshim se do të jetë njëri nga hitet e kësaj vere, raporton Gazeta Sinjali.

Ka qenë Kida ajo e cila ka publikuar një imazh në profilin e saj zyrtar në Instagram bashkë me Butrintin, duke i bërë tag në postim, dhe menjëherë fotoja e dyshes së njohur të showbizzit shqiptar, mori pëlqime dhe komente nga fansat të cilët mezi presin publikimin e këngës.

Kida në foton bashkë me Butrintin, nuk ka zbuluar se bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim, vetëm se ka shkruar “verë e nxehtë”.

Sinjali mëson se imazhi i publikuar nga Kida, ka të bëjë me një projekt muzikor, të cilin ata do e publikojnë së shpejti në platforma sociale.

Ndryshe, Kida dhe Butrinti kanë edhe bashkëpunime tjera së bashku, të cilat janë shndërruar në hite dhe kanë mijëra shikime në YouTube.

/GazetaSinjali/