image Khabib sulmon McGregorin: Si mund ta godasësh të moshuarin

Sporte Luftarake

Sport/ Khabib sulmon McGregorin: Si mund ta godasësh të moshuarin

news image

Khabib Nurmagomedov është përfshirë në debatin që ka zgjuar Conor McGregor pasi e grushtoi një të moshuar në një lokal në Dublin.

Kampioni rus ka thënë se ai nuk ka dyshime që irlandezi duhet të përfundojë në burg për veprimin e tij që bëri ndaj personit të moshuar.

Videoja e publikuar ditë më parë është bërë virale nëpër internet, ndërsa ‘The Notorious’ shihet duke goditur me dorën e tij të majtë një pak.

McGregor e goditi me grusht të moshuarin, derisa ia refuzoi uiskin e tij të njohur ‘Proper Twelve’.

“Këta persona duhet të shkojnë në burg. Ju kam thënë, ky njeri nuk di si të sillet. Nuk ka respekt”, ka thënë Nurmagomedov.

“Kjo gjë është shumë e keqe për sportin. Ai ka bërë shumë gjëra të mira për këtë sport, mirëpo tani është jashtë kontrollit. E ka humbur mendjen. Është i çmendur”.

“Zyrtarët duhet ta përjashtojnë atë nga çdo lloj aktiviteti. Ky është mendimi im. Jam shumë i acaruar me videon që kam parë. Nuk mund ta kuptoj se si mund të goditet një njeri i moshuar”, ka shtuar më tej rusi, shkruan telegrafi.

McGregor e dëshiron rikthimin në UFC dhe rimeçin me Nurmagomedovin, mirëpo Dana White ka parashikuar se gjërat për irlandezin janë të ndërlikuara.