image KH Prishtina drejt riorganizimit, paralajmërohen zgjedhjet

Sporte të tjera

KH Prishtina drejt riorganizimit, paralajmërohen zgjedhjet

news image

KH Prishtina ka njoftuar se gjatë këtij muaji do të mbajnë kuvendin zgjedhor, shkruan Sporti në Sinjali.

Kuvendi zgjedhor i klubit kryeqytetas do mbahet më 18 janar, aty ku do të zgjidhet kryesia dhe bordi i ri.

Njoftimi i plotë nga KH Prishtina:

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se me vendim të kryetarit, Edi Kolgeci, me datën 18 Janar 2021 do të mbahet kuvendi i KH Prishtina ku do të zgjidhet kryesia/bordi i ri. Kuvendi do të mbahet në zyret e klubit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 16:00, duke respektuar të gjitha masat anticovid. Informatat e detajuara do të ju dërgohen të gjithë anëtarëve me kohë. Klubi jonë, fton të gjitha kompanitë dhe individët që e duan hendbollin dhe Prishtinën të na bashkangjiten në kauzën tonë.
Me datën 18 Janar 2021, KH Prishtina fillon me pregaditjet për sezonën 2021/2022 në ora 17:15 ku pjesëmarrës në ditën e parë do të jenë të gjitha grupmoshat e reja, dhe ekipa e parë.
Na priftë e mbara!”.

Ndryshe, KH Prishtina stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll e ka mbyllur me 23 pikë në pozitën e dytë.

/Sporti në Sinjali/.