image KFOR-i organizon në Mitrovicë garën ndërkombëtare “Rifleman Ridge”

Kosovë

KFOR-i organizon në Mitrovicë garën ndërkombëtare “Rifleman Ridge”

news image

KFOR-i ka zhvilluar në Mitrovicë, për herë të parë garën ndërkombëtare “Rifleman Ridge”. Kjo ngjarje u organizua nga Shtabi i Kontingjentit Ushtarak Polak në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, kjo garë përmban 1 milje vrapim përpjetë, të shtëna në rreze dhe një vrapim për në vijën e finishit.

“Garueset e sfidës ishin në skuadrat nga 4 dhe në secilën skuadër ishte obliguese prezenca e një ushtareje femër. Çdo ushtar garoi me pajisjet e veta luftarake”, thuhet në njoftim, ku shtohet se konkurrentët qëlluan më pas edhe me pushkën e famshme polake, BERYL 5.56 mm.

Origjina e kësaj gare është në traditat e njësive polake Mountain dhe Airborne.

/GazetaSinjali