image Këto ngjyra do të jenë gjithmonë në modë gjatë stinës së vjeshtës, pavarësisht vitit

Modë & Stil

Këto ngjyra do të jenë gjithmonë në modë gjatë stinës së vjeshtës, pavarësisht vitit

news image

Vjeshta karakterizohet nga nuancat shumëngjyrëshe të gjetheve të rëna. Tonet e portokallisë, kafes dhe të verdhës, ka diçka kur i sheh këto ngjyra që menjëherë të bëjnë të mendosh për stinën e vjeshtës.

E njëjta gjë vlen edhe për rrobat, transmeton Gazeta Sinjali.

Si për çdo stinë vjeshte që kemi lënë pas, edhe për sezonin Vjeshtë/Dimër 2020, duket se ngjyrat që do të mbizotërojnë do të jenë në tonet e së bardhës, karameles, të kaltërtës së thellë dhe grisë. Janë disa ngjyra klasike, që sipas Who What Wear, janë gjithmonë “in” në vjeshtë.

Këto ngjyra, përveç faktit që mund të kombinohen mirë me njëra-tjetrën, mund t’i kombinoni edhe me ngjyra më të ndritshme e më të gjalla, pa asnjë problem.

Më poshtë mund të shihni pesë ngjyrat klasike të vjeshtës, të cilat i kthejmë vit pas viti.

Karamel

E kaltërt e thellë

Ngjyra krem

Grija

Portokallia ‘e djegur’

/Gazeta Sinjali/