image Këto janë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Futboll

Këto janë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

news image

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadra e Prishtinës do të përballet me Drenicën, duke filluar nga ora 16:00, shkruan Sinjali Sportiv.

Ndërsa, Ballkani në ndeshjen e parë të këtij sezoni do të përballet me Besën.

Po ashtu, edhe sfida Besa-Ballkani do të fillojë në orën 16:00.

Superliga e Kosovës e ka filluar edicionin e ri gjatë ditës së djeshme, me ndeshjen Trepça ’89-Arbëria.

/Sinjali Sportiv/