image Këto janë vendimet e reja nga Ministria e Shëndetësisë ndaj COVID-19

Këto janë vendimet e reja nga Ministria e Shëndetësisë ndaj COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për masat e reja ndaj pandemisë COVID-19, ku nga e hëna qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor.

Përmes një konference për media, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, do t’i nënshtrohen kontrolleve të detajuara mjekësore, duke marrë shënime të sakta për vend qëndrimet në Kosovë, adresa dhe numri i telefonit, përcjelljen e gjendjes së tyre klinike nga QKMF dhe komunat përkatëse.

Po ashtu, Zemaj ka bërë të ditur se nga e hëna në Kosovë do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave (pa kufizime).

Ndërsa, në vend të testimit të obliguar për Covid -19 për ata që hyjnë, do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore të QKMF-ve të vendosura në pikat kufitare apo edhe në vet QKMF-të brenda komunave.

“Pas analizës së bërë, me hapjen e kufijve me lehtësimin e masave, IKSHPK-ja rekomandon: 1. Kontrollin e detajuar mjekësor të qytetarëve që hyjnë në Kosovë, 2. Kontrolli kryhet sipas udhëzuesve të OBSH-së, matjen e temperaturës, shenjat dhe simptomt klinike”, tha Zemaj /Gazeta Sinjali/