image Këtë javë mbahet takimi për çështjen e targave

Politikë

Këtë javë mbahet takimi për çështjen e targave

news image

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, duke folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ekspertët për çështjen e targave do të takohen këtë javë.

“Këtë javë ekspertët për çështjen e targave do takohen në Bruksel dhe më duhet të them që BE e monitoron dialogun dhe varet nga Prishtina dhe Beogradi se si ata bien dakord për shpejtësinë e negociatave“, tha Szunyog.

Mes tjerash, Szunyong theksoi përparimin e Kosovës në drejtim të disa reformave, siç është, lufta e korrupsionit dhe efikasiteti i gjykatave./Gazeta Sinjali/