image Këta persona duhet të evitojnë me çdo kusht transportin publik sipas ekspertit të ISHP-së

Shqipëri

Këta persona duhet të evitojnë me çdo kusht transportin publik sipas ekspertit të ISHP-së

news image

Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, ka bërë një rekomandim me nisjen e transportit pubik në Tiranë pas katër muajsh të mbyllur, për shkak të koronavirusit,

Përmes një postimi në Facebook, Dasho tha se me hapjen e transportit publik personat mbi 65 vjeç dhe ata që janë të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht këtë shërbimm.

Postimi i plotë i ekspertit të ISHP:

REKOMANDIM URGJENT!!!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!