image Këta janë pesë deputetët e VV-së që nuk lejuan aprovimin e projektligjit për Trustin

Financa

Këta janë pesë deputetët e VV-së që nuk lejuan aprovimin e projektligjit për Trustin

news image

Komisioni për Buxhet nuk ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen e re nga Fondi i Kursimeve Pensionale, raporton Gazeta Sinjali.

Pesë deputetët e pozitës në Komisionin për Buxhet dhe Transfere kanë votuar kundër propozimit që i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit për tërheqje nga Trusti.

Armend Muja, Jeta Statovci, Enver Haliti, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani i thanë JO aprovimit të Projektligjit që qytetarëve ua mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Kurse pesë deputetë të opozitës kanë votuar për, ndërkaq deputetja Duda Balje ka abstenuar. 

/GazetaSinjali/