image Këta janë dy zyrtarët e suspenduar të Stacionit Policor në Gjakovë, e keqpërdorën detyrën

Ekskluzive

Këta janë dy zyrtarët e suspenduar të Stacionit Policor në Gjakovë, e keqpërdorën detyrën

news image

Gazmir Lasku, hetues policor në Gjakovë dhe Shefqet Zejna, krimteknik në hetime rajonale, janë dy zyrtarët që u suspenduan sot, mëson Gazeta Sinjali.

Suspendimi i tyre erdhi për shkak të dyshimit se nuk i kanë përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë si zyrtarë në lidhje me rastin ku janë zhdukur provat me qëllim të mbulimit të momentit kritik në të cilin ishte i përfshirë zyrtari policor, Arban Lajqi, më datë 15 shtator 2020 në Gjakovë.

Gazmir Lasku

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht edhe për gjuajtjen e zyrtarit policor, Arban Lajqit ndaj një motoçiklisti, i cili tentoi të ikte përkundër përpjekeve të policisë për ta ndaluar atë së bashku me një motoçiklist tjetër.

Shefqet Zejna

Përdorimi i armës, zyrtarit të PK-së, i kushtoi me hapjen e rastit “përdorimi i armës në mënyrë të rrezikshme”, pasi që u dyshua se me shkrepjen e plumbave rrezikoi qytetarët përreth, të cilët fatmirësisht përfunduan në murin e një banese private. 

Pas kësaj me kërkesë të IPK-së, më datë 28 tetor 2020 janë supsenduar nga detyra 6 zyrtarë, ndërsa sot u suspenduan edhe dy, Gazmir Lasku dhe Shefqet Zejna. /Gazeta Sinjali/