image Këta janë dy të rinjtë nga Prizreni që i arrestoi Antidroga, u kapën me kokainë e marihuanë

Siguri

Këta janë dy të rinjtë nga Prizreni që i arrestoi Antidroga, u kapën me kokainë e marihuanë

news image

Dy të rinj kanë përfunduar mbrëmë në prangat e Policisë në Prizren, pasi të njëjtit janë kapur me substanca narkotike të dyshuar kokainë. Sinjali mëson se pas arrestimit, Policia ka kontrolluar shtëpinë e njërit prej tyre, me ç’rast edhe aty ka gjetur drogë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të rinjtë që u kapën me një sasi të kokainës pak para mesnatës janë Mehmet Çakalli dhe Ardi Futko.

Të njëjtit u prangosën në rrugën “Remzi Ademi” të Prizrenit, derisa Policia mori urdhër që të kontrollojë edhe një lokacion. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, Antidroga ka gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë, në sasi prej 7.54 gramë.

Ndaj dy të dyshuarve, prokurori ka lëshuar urdhër për caktimin e masës së ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është cilësuar si “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kushdo që kryen këtë vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/