image Këta janë dy personat që u kapën me drogë pasi tentuan t’i iknin me BMW Policisë në Prizren

Siguri

Këta janë dy personat që u kapën me drogë pasi tentuan t’i iknin me BMW Policisë në Prizren

news image

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme raportoi për një rast ku Policia e Trafikut në Prizren është përballur të martën me dy persona të cilët nuk i janë bindur urdhërave të zyrtarëve policorë. Ata u ndoqën nga njësitet policore, derisa u kapën e më pas u shoqëruan në stacion.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personat që u arrestuan janë Fitim Musliu dhe Ramë Kasolli.

Në momentin që u kapën nga Policia, gjatë kontrollit të veturës së tyre, BMW, u gjet substancë e dyshuar narkotike.

Njësitet policore kanë shoqëruar dy të rinjtë e moshave 34 dhe 25-vjeç, ndaj të cilëve me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

Fitim Musliu
Ramë Kasolli

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/