image Këta janë dy personat që u kapën duke shkëmbyer 5 kilogram marihuanë në Prishtinë

Kosovë

Këta janë dy personat që u kapën duke shkëmbyer 5 kilogram marihuanë në Prishtinë

news image

Selami Islami 50-vjeçar dhe Agim Canolli 46-vjeçar, janë kapur në flagrancë gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës duke shkëmbyer substance narkotike të llojit marihuanë mes vete. raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku Islami dhe Canolli kishin planifikuar të shkëmbenin 5 kilogram marihuanë. Në veturën e Islamit është gjetur edhe substancë tjetër narkotike të llojit kokainë me peshë 2.6 gram.

Ndërkohë tek shtëpia e Agim Canollit është gjetur një sasi tjetër marihuanë.

Burime të Sinjalit brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se në këtë rast po ashtu janë konfiskuar shtatë paketime të llojit marihuanë, peshore për matjen e substancave narkotike, kokainë, dy vetura si dhe dy telefona./Gazeta Sinjali/