image Këta janë dy personat që Policia ua gjeti rreth 1 kg e gjysmë drogë në veturë, u arrestua edhe shtetasi i Shqipërisë

Siguri

Këta janë dy personat që Policia ua gjeti rreth 1 kg e gjysmë drogë në veturë, u arrestua edhe shtetasi i Shqipërisë

news image

Gazeta Sinjali mëngjesin e sotëm raportoi për arrestimin e tre personave që u kapën në flagrancë me drogë mbrëmë pas mesnatës. Ata u zbuluan gjatë një kontrolle rutinë nga Policia, me ç’rast u gjet substanca e dyshuar narktotike e llojit marihuanë brenda veturës së dy prej të dyshuarve. Ndërsa personi që i furnizoi ata me drogë, u kap në një lokacion tjetër.

Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se të dyshuarit që u arrestuan janë kosovarët Dëfrim Pireci 22-vjeçar dhe Hekuran Shala 31-vjeçar, si dhe shtetasi i Shqipërisë, Sali Matmuja 36-vjeçar.

Pireci dhe Shala u kapën me rreth 1 kilogram e gjysmë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në rrugën ‘William Walker’, ndërsa me kërkesë të Policisë, Matmuja, që dyshohet se ua solli drogën nga Shqipëria, u ndalua në Vërmicë.

Në veturën ku ndodheshin Pireci dhe Shala janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale vetura në të cilën ndodheshin, mulli për bluarjen e marihuanës, telefona celularë, para të gatshme dhe 2 thika.

Ndërsa Matmujës iu sekuestruan telefoni personal dhe vetura me të cilën po udhëtonte.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/