image Këta janë 12 të dyshuarit që u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në një lokal në Prizren

Siguri

Këta janë 12 të dyshuarit që u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në një lokal në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksion të Policisë, që u zhvillua në Prizren dhe rezultoi me arrestimin e 12 personave të dyshuar për bixhoz të paligjshëm. Të dyshuarit u kapën në një lokal, ku dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit, me ç’rast u arrestua edh pronari. Sinjali ka mësuar identitetin e personave të dyshuar, të cilët fillimisht u mbajtën për disa orë, teksa ndaj pronarit u nxor aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Burimet nga Prokurua kanë bërë me dije për Sinjalin se 12 të dyshuarit që u kapën mat duke luajtur janë:

  • Bekim Luli  
  • Roland Lleshdeshaj  
  • Pashk Shillaku 
  • Sadri Daka  
  • Amsel Kodra 
  • Gasper Doçi  
  • Labinot Kastrati   
  • Lulzim Hameli
  • Blerim Krasniqi 
  • Akcan Haskuka
  • Agim Krasniqi  
  • Feim Mazrek   

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë bastisjes së lokalit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për lojëra bixhozi. Bashkë me 12 të dyshuarit është arrestuar edhe pronari i lokalit, i cili dyshohet për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Kujtojmë se aktivitetet e tilla po vazhdojnë të lulëzojnë në Kosovë edhe pse janë të ndaluara me ligj që nga viti 2019.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/