image Kështu pritet të duket stadiumi i Gjilanit që mund të përfundojë vitin e ardhshëm

Futboll

Kështu pritet të duket stadiumi i Gjilanit që mund të përfundojë vitin e ardhshëm

news image

Drita dhe Gjilani janë dy nga skuadrat më të rëndësishme dhe më me ndikim në Superligën e Kosovës dhe që të dy këto ekipe vijnë nga qyteti i Gjilanit.

Nga viti i ardhshëm, këto dy skuadra pritet që ndeshjet e tyre t’i zhvillojnë në stadiumin e ri i cili pritet të jetë i gatshëm në vitin 2022.

Kështu së paku ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Arbëreshë Kryeziu Hyseni e cila përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook” ka bërë të ditur se stadiumi i Gjilanit, është njëri nga projektet që po trajtohet me prioritet nga Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport Hajrullah Çeku dhe ai pritet të përfundojë në vitin 2022.

Kështu pritet të duket stadiumi i ri i qytetit të Gjilanit:

/Gazeta Sinjali Sporti/