image Kështu duket Karaçeva pas mega-operacionit të mbrëmshëm të policisë

Kosovë

Kështu duket Karaçeva pas mega-operacionit të mbrëmshëm të policisë

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka publikuar disa fotografi nga shembja e objekteve ilegale në Karaçevë, pas mega-aksionit të mbrëmshëm të policisë në këtë pjesë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, Rrahmani është shprehur se ky aksion është nxitur nga aktivizimi qytetar dhe angazhimi politik, ndërsa ka shtuar se bashkë me kazinotë e prostitucionin duhet të largohet edhe Qeveria Hoti.

“Deri dje qendër e bixhozit, prostitucionit, kontrabandës, shitjes së narkotikëve. Sot e rrënuar. Gjërat mund të ndryshohen edhe brenda orëve. Aktivizimi qytetar, angazhimi politik detyron çdo pushtet të veprojë, madje edhe atë ilegal. Bashkë me kazinotë e prostitucionin duhet të largohet edhe kjo qeveri ilegale”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/rrahmanieman/posts/737386140143717?xts[0]=68.ARC6v3CrMqCJcOQHbx5A5THNt0xNYK2ZOrAzVlXH5GqzL83zJid-vL6Iw34sNxPVR-xT1AwBFR3Y2El707tvQc0gqNV6LJPNmuedjTsEDlJFPvgeBxB1j1rElpiRo-O_ztjq14H2478VyNBZwmJWCmWHTOR6pKsiIZ41NbyU6Gdt11-MIUA9VNVkmyC1L060dNVXAcv_KrOAnSqQy0rvyyKN-x5GDr5sCFl4qG19wOlDjTt5hUi5iupKtq6sKudeXCh1QI3m_6RpDysn7t3aVZgsOTAtjOj7szB7NGVqqMMLGlgm6NZa0LwLEcKVKxUKx1G3ABvgm1CzCUQBjD9ePho&tn=-R