image Kështu do të jetë moti sot

Kosovë

Kështu do të jetë moti sot

news image

Dita e sotme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell, por të ftohtë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas meteorologëve, temperaturat sot do të lëvizin nga -5 deri në 8 gradë Celsius, shkruan Gazeta Sinjali.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/