image "Këshilli Prokurorial i Kurtit" - Aksioni i PSD-së para KPK-së

Politikë

“Këshilli Prokurorial i Kurtit” – Aksioni i PSD-së para KPK-së

news image

Partia Socialdemokrate ka kundërshtuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili u miratua në lexim të dytë dje në Kuvendin e Kosovës.

Sipas PSD-së, ky këshill do të jetë në kontrollin politik të kryeministrit Albin Kurti.

“Ky këshill shumë shpejt do të jetë në kontrollin politik të pushtetit të Kurtit. Ky cenim serioz i pavarësisë së këtij institucioni bëhet në dëm të të drejtave fondamentale të njeriut. Kapja e sistemit prokurorial që i është bërë dje përmes ndryshimeve legjislative në kuvendin e Kosovës do t’i mundësojë pushtetit të realizojë arrestime spektakolare dhe damkosjen e çdo kundërshtari të këtij sistemi politik”, tha ai.

/GazetaSinjali/