image Kesha tregon luftën me producentin amerikan

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kesha tregon luftën me producentin amerikan

news image

Këngëtarja njëherësh tekstshkruesja e njohur amerikane, Kesha, ka rrëfyer se si e ka fituar luftën ligjore me producentin, Dr. Luke.

Ajo thotë se tani ndjehet shumë mirë dhe më e fortë se më parë, transmeton Gazeta Sinjali.

Fitova kurajon time përsëri dhe tani më të fortë se më parë”, citohet të ketë thënë këngëtarja për revistën Billboard.

Në vitin 2014, Kesha, denoncoi Dr.Luke-n, duke thënë se ai e ka abuzuar fizikisht dhe emocionalisht deri në pikën ku këngëtarja rrezikonte të humbiste jetën.

Pas traumës së shkaktuar dhe gjyqeve të shumta ajo pranon se ka nisur dhe terapinë, e cila duket se e ka ndihmuar shumë të kanalizojë energjitë më tepër te muzika e saj.

Kesha ka treguar për revistën se tani është e fokusuar më tepër te lumturia dhe pozitiviteti në jetë.

Kujtojmë se artistja u kthye vitin e kaluar me baladën “Pray”./Gazeta Sinjali/

Kesha and Dr. Luke