Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.A. i dyshuar për krime të luftës ndaj popullatës civile në Prishtinë gjatë luftës në Kosovë.
Arrestimi i tij është bërë dje në lagjen Emshir të Prishtinës.
“Prokurori i rastit gjatë ditës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti Special”, thuhet në njoftimin e PSRK-së./Gazeta Sinjali/